Kuvendi miratoi sot projektligjet në rendin e ditës, në një situatë të tensionuar të krijuar nga opozita, e cila bllokoi foltoren dhe ndezi flakadanë në sallë.

Seanca plenare e cila nisi mes tensioneve u mbyll po ashtu mes kaosit të krijuar në sallë nga deputetët e opozitës.

Pas disa përpjekjeve për të qetësuar situatën dhe thirrjeve drejtuar deputetëve të opozitës për t’u larguar në vendet e tyre nga ana e kreut të Kuvendit, kryetari i grupit aprlamentar të PS-së Taulant Balla kërkoi kalimin në votim të rendit të ditës.

Në këtë klimë të tensionuar, Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjet në rendin e ditës si më poshtë:

Projektligjin “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad, më 22 nëntor 2024”.
Projektligjin “Për kujdesin alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë”
Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”
Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.16/2018, “Për diasporën”, të ndryshuar
Projektligjin “Për vullnetarizmin”
Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020, “Për ndryshimet klimatike”” 78
Projektligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”
Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, të ndryshuar
Projektvendimi “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”
Projektvendim “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar
Projektvendimin “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kategoria Superiore drejt fundit, gara për titullin e mbijetesën ndizet akoma më shumë

Java e 30 e Kategorisë Superiore u mbyll pasditen...

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se një i dënuar...