Gara për “Trajnerin e Vitit” ndez ethet, por mungon emri i madh: Ilir Daja jashtë listës

Një nga trofetë që do të shpërndahet në mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” është ai i “Trajnerit të Vitit”, që vlerëson trajnerin më të suksesshëm të vitit në futbollin shqiptar.

Gara për këtë çmim pritet të jetë tejet e fortë, pasi në listën e ngushtë janë trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, tekniku i Egnatias, Edlir Tetova, trajneri i Bylisit, Mirel Josa, si dhe tekniku i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenović.
Megjithatë, një emër i rëndësishëm që bie në sy për mungesën në këtë listë është Ilir Daja, i cili këtë sezon fitoi Kupën e Shqipërisë me Dinamon dhe arriti të kalojë disa ture në kupat e Europës, duke shënuar një nga paraqitjet më të mira ndërkombëtare të një skuadre shqiptare në vitet e fundit.

Fituesi i këtij trofeu do të shpallet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live eventin në Klan TV, duke nisur nga ora 20:00.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bllokohet për disa orë rruga Mjekës–Kuqan, pjesë e aksit Elbasan–Cërrik, devijohet qarkullimi

ELBASAN , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një pjesë e aksit...

Biznesmeni Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Biznesmeni Ergys Agasi...