Ligji i ri i konfliktit të interesit, Gjiknuri: Po detyroni pedagogun të mos ushtojë profesionin e mjekut, do jetë vrastare në shumë sektorë

Një ligj i ri i konfliktit të interesit të hartuar nga ILDKPI, por i propozuar në Kuvend nga dy deputetë të maxhorancës, ka shtuar skepticizmin e kolegëve të tyre në Komisionin e Ligjeve.

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri tha se me ligjin e ri, çdo punonjës publik, do të ndalohet të ushtrojë profesione në fusha të tjera.
“Zyrtari do ndalohet të ushtrojë profesionin e tij në fusha të tjera. Kjo për mendimin tim në shumë sektorë të vendit do jetë vrastare. Si mund të vëmë ne kufizime që një pedagog të mos ushtrojë profesionin e mjekut, si të kufizojmë një pedagog që të mos ushtrojë detyrën e konsulentit, që të mos jetë në bordin e një ndërmarrje. Kaq është Shqipëria, kaq pak njerëz ka me nivel intelektual. Sot po do të kesh zhvillim e progres, nëse nuk është i lidhur institucioni shtetëror me atë privat, ka mbaruar. Janë si dituria e makinave që mësonim ne në shkollë, kur nuk kishim makina”, tha Gjiknuri.

Sipas tij “kjo duhet parë se mund të dalë me probleme më vonë. Ka një kufizim aty që nuk u lejohen të ushtrojnë profesionin e licencuar. Një ekspert ekonomie si mund të mos jetë edhe pedagog edhe audit. Është tjetër gjë kufizimi me vendimmarrjen e institucionit publik. Si mund ti them një avokati që të jesh pedagog duhet të lësh licencën e avokatit. Kjo është absurde”.
Në të njëjtën linjë ishte edhe nënkryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, i cili tha se përpara miratimit të ligjit, duhet të dëgjohen edhe grupet e interesit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...