Nga nesër nuk do të ketë transport publik në Prishtinë

Qytetarët e Komunës së Prishtinës nga nesër nuk do të kenë më transport publik e as privat, shkak i bllokimit të buxhetit të kryeqytetit nga Ministria e Financave.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë një konference për media, ku ka bërë të ditur se shërbimet jetike të kryeqytetit janë në prag të ndërprerjes.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se gjatë një takim me përfaqësuesit e transportit urban dhe Shoqatës së Transportuesve të Sektorit Privat, kanë njoftuar se nga nesër transporti publik në kryeqytet do të ndalet.

Rama tha se paralajmërime të tilla ka pasur edhe nga ndërmarrje të tjera publike.

Sipas Ramës, qytetarët janë në rrezik për interesa zgjedhore.

Rama shtoi se të hyrjet e veta në 11 muaj janë të bllokuara për Komunën e Prishtinës dhe se nuk janë pjesë e buxhetit.

Rama bëri thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe Ministrisë së Financave në detyrë, që të veprojnë në mënyrë profesionale, në pajtim me ligjin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë...