Reshje të lehta shiu, prurje mbi mesatare në Shkumbin dhe shkarkime të shtuara në HEC Banjë, jepet alarmi i rrezikut të përmbytjeve në zonën e Sulovës

Në qarkun Elbasan, gjatë ditës së sotme kanë vijuar reshjet e shiut me intensitet të ulët, ndërsa strukturat e Emergjencave Civile në të gjitha bashkitë raportojnë se deri në këto momente nuk janë evidentuar problematika serioze.

Sipas të dhënave zyrtare, lumi Shkumbin paraqet prurje mbi mesatare, por fatmirësisht pa krijuar rrezik përgjatë shtratit të tij. Paralelisht, HEC Banjë ka rritur shkarkimet në nivelin 200 m³/sek, krahas prodhimit prej 100 m³/sek, pasi edhe liqeni i Moglicës ndodhet në kuotat maksimale.

Autoritetet theksojnë se situata do të vlerësohet në mënyrë dinamike, në varësi të faktorëve hidrometeorologjikë, dhe çdo ndryshim do të komunikohet në kohë reale. Pas analizës së mëtejshme pritet të vendoset edhe mënyra e vijimit të veprimeve.

Zona e fushave të Sulovës, e klasifikuar si territor në rrezik të mundshëm në rast të shkarkimeve të larta nga HEC Banjë, deri tani, sipas autoriteteve shtetërore, nuk paraqet asnjë problem serioz, por sinjali i alarmit është dhënë. Fatmirësisht, për momentin nuk ka raportime për prani uji apo përmbytje.

Ndërkohë, pasditen e kësaj të diele, rreth orës 17:30, në aksin Elbasan–Peqin, ekipet zjarrfikëse të MZSH Peqin ndërhynë për prerjen dhe largimin e një peme (pishë) që kishte bllokuar pjesërisht qarkullimin, duke rikthyer lëvizjen normale të mjeteve.

Në zonat malore të bashkisë Elbasan, Agjencia e Shërbimeve Publike ka përfunduar hapjen e të gjitha akseve rrugore që më herët ishin bllokuar për shkak të dëborës, masiveve të dherave dhe inerteve.

Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës hidrometeorologjike dhe mbeten në gadishmëri për ndërhyrje të mëtejshme, nëse kushtet atmosferike do të përkeqësohen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...

Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha ka 1 javë në dispozicion për fushatë, votat numërohen në qendrat e votimit. Zbardhet udhëzimi

TIRANË,16 maj 2026/Albania Express News/Edhe pse Partia Demokratike zhvillon...