12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës së Durrësit dhe përfitues pronash, prokuroria zbulon skemën e dyshuar të tjetërsimit të tokave shtetërore

DURRËS ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata e Durrësit ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj ish-funksionarëve të Hipotekës së Durrësit dhe personave të dyshuar si përfitues të pronave, në kuadër të një hetimi 4-vjeçar të Prokurorisë mbi një skemë të dyshuar të tjetërsimit të tokave.

Burime të pakonfirmuara ende zyrtarisht bëjnë me dije se personat e përfshirë dyshohen për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Ekzekutimi i masave të sigurisë po bëhet nga policia e Durrësit.
Konkretisht:

Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”
Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”
Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”
Besnik Xhafa – arrest në shtëpi, i dyshuar për penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”
Fiqeret Xhafa – detyrim paraqitje, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Jonida Mergeja – detyrim për paraqitje, e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”
Leandro Dervishi – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”
Artur Çobani – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrë”
Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Adrian Kona – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”
Bledar Zerba – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”
Rovin Zeqja – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”
Sipas të njëjtave burime, hetimi nisi pas inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Kadastrën e Durrësit, ku u konstatuan parregullsi të shumta në dokumentacion.
Nga 1063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 mësohet se kanë rezultuar të rregullt. Në pjesën tjetër u evidentuan faqe të zhdukura, të zëvendësuara, të dubluara ose të dëmtuara, gjë që ngriti dyshime për ndërhyrje të paligjshme në regjistrat e pronave.
Bazuar në këto gjetje, Prokuroria hetoi më tej, duke dokumentuar, sipas dyshimeve, një skemë të organizuar për tjetërsimin e pronave shtetërore përmes manipulimit të dokumenteve dhe procedurave të regjistrimit.
Aksioni policor për ekzekutimin e masave të sigurisë vijon, ndërsa pritet që Prokuroria dhe Policia të japin në orët në vazhdim detaje të mëtejshme mbi identitetin e personave të përfshirë dhe pronat që dyshohet se janë tjetërsuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

40 ditët që sfidojnë pushtetin/ Revolta kundër qeverisë nuk ndalet, qytetarët sërish sot në shesh: Rama, jepe dorëheqjen!

TIRANË ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Sot protesta qytetare hyn...

TIA: Linjë e re direkte Tiranë-Zyrih me Chair Airlines

TIRANË, 9 korrik 2026 /Albania Express News/-Aeroporti Ndërkombëtar i...

Avokati i Popullit Endri Shabani inspekton burgun e Reçit: Shërbim i dobët shëndetësor

SHKODËR, 9 korrik 2026 /lbania Express News/ ​-Një ekip...