Elbasan/ Vihet në pranga Behxhet Bylyku, kanosi me armë të dyshuar manovër 4 punonjës policie

ELBASAN, 28 gusht 2026 / Albania Express News/ – Vihet në pranga në Elbasan shtetasi Behxhet Bylyku, 41 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me një send të ngjashëm me armë zjarri katër punonjës të Forcës Operacionale të DVP Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”, gjatë kontrolleve dhe veprimeve operacionale të Policisë për kapjen e vëllait të tij, B. B., i cili është shpallur në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas Policisë, specialistët e Hetimit të Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, kanë arrestuar në flagrancë 41-vjeçarin.

Gjatë kryerjes së kontrolleve, Behxhet Bylyku dyshohet se ka kanosur me një armë të dyshuar manovër katër punonjës të Forcës Operacionale, të cilët ishin angazhuar në operacionin për lokalizimin dhe kapjen e vëllait të tij.

Në vijim të veprimeve policore, është sekuestruar edhe sendi i ngjashëm me armën e zjarrit.

Ndërkohë, Policia vijon intensivisht kontrollet për kapjen e shtetasit B. B., i cili mbetet në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ndaj Behxhet Bylykut, i cili dyshohet për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim vijojnë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Tinguj nën Portën e Kalasë”, muzika bashkëkohore gjallëron një prej hapësirave historike të Elbasanit

ELBASAN , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Historia dhe muzika...

I mori rrjedha e Drinit | Shpëtohen katër anëtarë të familjes, mbytet 7-vjeçarja

DIBËR , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Trupi i pajetë...

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...

Zjarret në qarkun e Elbasanit / Mali i Dardhës në Librazhd dhe Mali i Qukësit në Prrenjas vijojnë nën monitorim

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Vatrat e zjarrit...