Mbi 100 të rinj nga 8 qytete bashkohen në festën kombëtare të talentit, ritmit dhe kreativitetit ,”Dance OFF 2026 “ndez skenën në Rrogozhinë

RROGOZHINË ,9 qershor 2026/Albania Express News/Rrogozhina u kthye në qendrën e energjisë rinore dhe artit të kërcimit, duke mirëpritur edicionin 2026 të kompeticionit kombëtar “Dance OFF”, një aktivitet që mblodhi mbi 100 të rinj kërcimtarë nga gjimnaze të ndryshme të vendit.

Në skenën e Pallatit të Kulturës në Rrogozhinë performuan përfaqësues nga Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja, Elbasani, Rrogozhina dhe Librazhdi, të cilët sollën një larmi stilesh kërcimi dhe interpretimesh artistike, duke krijuar një atmosferë plot emocion, ritëm dhe kreativitet.

Përgjatë gjithë aktivitetit, të rinjtë shfaqën talentin dhe përkushtimin e tyre, ndërsa performancat u vlerësuan për nivelin e lartë artistik dhe energjinë që përcollën tek publiku. “Dance OFF” u shndërrua në një skenë ku pasioni për artin u ndërthur me frymën e bashkëpunimit dhe komunikimit mes të rinjve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Përtej karakterit konkurrues, eventi shërbeu edhe si një platformë për krijimin e miqësive të reja, shkëmbimin e eksperiencave dhe promovimin e vlerave të angazhimit kulturor e artistik në mesin e brezit të ri.

Kompeticioni “Dance OFF” 2026 u zhvillua me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, duke përcjellë një mesazh të qartë për rëndësinë e investimit në talentin, krijimtarinë dhe aktivizimin e rinisë shqiptare në jetën kulturore të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME