“Zvërneci është në shtetin që quhet Shqipëri”, Balla i përgjigjet Belerit: Termi Epir i Veriut ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Eurodeputeti i parlamentit grek, Fredi Beleri, ka reaguar së fundmi në lidhje me çështjen e Zvërnecit, teksa në një postim në rrjetet e tij sociale shkroi: “Fola rreth asaj që po ndodh në lidhje me Zvërnecin dhe me grekët e Epirit të Veriut”.

Ky reagim i tij ka ngjallur përgjigjen e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se termi Epir i Veriut ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë.
“O zoti Eurodeputet Beleri, Zvërneci është në shtetin që quhet Shqipëri. Termi Epir i Veriut ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë. Prandaj të lutem zbato emërtesat zyrtare që të kërkon Parlamenti Europian.

Sa i përket angazhimit të Shqipërisë ndaj shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtës së pronës dhe të drejtave të pakicave kombëtare të jeni të sigurt se këto për ne janë detyrime kushtetuese, ligjore dhe angazhime europiane.
Mos bëj politikë duke shtrembëruar fakte dhe historinë. E vazhdojmë në Strasburg muajin tjetër këtë diskutim për gjithçka bëjmë ne për pakicën shumë të respektuar greke në Shqipëri”, shkruan Balla.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarret rikthehen në Qarkun e Elbasanit, vatra aktive në Gurëshpatë dhe nën monitorim në Malin e Qukësit

ELBASAN, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ –Situata e...

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, plagosen dy persona – detajet e para

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Të...

Marjana Koçeku largohet nga grupi i PS-së, ndryshon vendin në Kuvend dhe ulet pas deputetëve të PD-së

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Pas...

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis nga nesër kontrollin derë më derë

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Agjencia Shtetërore...