“Përmbushët kushtet për piketat e ndërmjetme”, kreu i KE, Antonio Costa: Zgjerimi është domosdoshmëri për ne. Po lexoj letërsi shqiptare, librat e Kadaresë në radhë

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Pas Bosnjë Hercegovinës, Tirana është ndalesa e radhës e një turi ballkanik për Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa. Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, nga ku më pas është zhvilluar një takim bilateral për të vijuar me një konferencë të përbashkët për mediat.

Në deklaratën e tij, Costa u shpreh pozitiv në lidhje me atë çka ka bërë vendi ynë për anëtarësimin, teksa nënvizoi se zgjerimi i BE në këtë moment është një domosdoshmëri.
“Është gjithnjë kënaqësi të vij në Tiranë dhe përgëzoj përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në BE, kjo edhe falë përpjekjes suaj Edi. Javën e shkuar, ne e pamë ecurinë e Shqipërisë dhe i ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë të çështjeve themelore.

Ky është fillimi i një faze impenjative, që do të përqendrohet te realizimi. Kërkohen insititucione demokratike dhe ju inkurajoj të përshpejtoni luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
BE mbështet ecurinë e Shqipërisë me projekte dhe politika, siç është qasja në pagesat SEPA apo në skemën “Zbulo Hekurudhat e BE”. Zgjerimi i ofron mundësi fqinjëve si Shqipëria, por në këtë kohë plot pasiguri, zgjerimi është edhe një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën.
Ndihmon në sigurinë dhe paqen e kësaj pjese të botës. Do të punojmë për ta çuar më tej bashkëpunimin tonë.
I dashur Edi, ti ke një traditë të më sugjerosh libra, kam lexuar Lea Ypin dhe librat e Kadaresë i kam në planin tim. Ne kemi një histori të gërshetuar dhe po formësojmë të ardhmen tonë të përbashkët europiane”, u shpreh Costa.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarret rikthehen në Qarkun e Elbasanit, vatra aktive në Gurëshpatë dhe nën monitorim në Malin e Qukësit

ELBASAN, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ –Situata e...

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, plagosen dy persona – detajet e para

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Të...

Marjana Koçeku largohet nga grupi i PS-së, ndryshon vendin në Kuvend dhe ulet pas deputetëve të PD-së

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Pas...

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis nga nesër kontrollin derë më derë

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Agjencia Shtetërore...