Librazhd / Flakët përfshijnë dy restorante të njohura në Librazhd, zjarrfikësit në aksion për të shpëtuar njërin prej tyre

LIBRAZHD, 27 tetor 2026 /Albania Express News/-Dy restorante tradicionale, të vendosura pranë njëri-tjetrit në breg të lumit Shkumbin ne qytetin e Librazhdit , janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shpëtimin e njërit prej tyre, ndërsa vijon beteja me flakët për të shpëtuar edhe restorantin tjetër.

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy prej restoranteve më të njohura dhe tradicionale në qytetin e Librazhdit, të cilat ndodhen në breg të lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë të dy objektet, të vendosura në afërsi të njëri-tjetrit.

Menjëherë në vendngjarje ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës, i cili është përballur me një situatë të vështirë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, është bërë e mundur shpëtimi i njërit prej restoranteve, ndërsa operacioni vijon për shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e objektit tjetër.

Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar për shkaqet e rënies së zjarrit, dëmet materiale apo nëse ka persona të lënduar. Pritet që në vijim të dalin detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME