Zjarri në Krujë, Taulant Balla: Mirënjohje për forcat që u përballën me flakët, zjarrvënia krim

TIRANË ,09 gusht 2026/Albania Express News/- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas zjarrit të rënë mbrëmjen e kaluar në Krujë, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e forcave që u angazhuan për përballimin e situatës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi përballjen me flakët si një akt heroizmi nga zjarrfikësit, Forcat e Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të gjithë ata që kontribuuan në shuarjen e zjarrit.

“Beteja e mbrëmshme me zjarrin në Krujë ka qenë heroizëm i zjarrfikësve, forcave të armatosura, punonjësve të policisë së shtetit dhe kujtdo që u angazhua”, shkruan Balla, duke shprehur mirënjohje për të gjithë të angazhuarit.

Në reagimin e tij, ai ka përcjellë edhe një apel për qytetarët, duke kërkuar prej tyre të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast konstatimi të një vatre zjarri.

Balla ka theksuar gjithashtu se zjarrvënia përbën vepër penale dhe dënohet ashpër nga Kodi Penal, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri dhe vigjilencë në këtë periudhë me rrezik të lartë për zjarret.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani zbarkon në Greqi, zbardhet axhenda e verdhebluve , Ivan Gvozdenoviç teston të rinjtë dhe afrimet e reja

GREQI ,10 gusht 2026/Albania Express News/-AF Elbasani ka mbërritur...

Shqipëria në vendin e 10-të mes 20 destinacioneve kryesore të pushimeve të francezëve këtë verë

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria renditet në vendin...

‘PD me në krye Berishën drejt shuarjes’, Spaho: E ardhmja i takon atij që do të guxojë ta sfidojë

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i...