Komisar Larton Haxho në gjimnazin “Zihni Magani” në Peqin, takim me nxënësit për sigurinë në shkolla dhe parandalimin e bullizmit

PEQIN , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Vijojnë takimet ndërgjegjësuese për parandalimin e dhunës, bullizmit dhe konflikteve mes nxënësve në shkollat e bashkisë së Peqinit ku po zhvillohet një dialog mjaft interesant me të rinjtë .Komisar Larton Haxho dhe punonjësit e Komisariatit të Policisë së Peqinit po zhvillojnë aktivitete sensibilizuese në të gjithë territorin e kësaj bashkie dhe stacioni i rradhës së këtij dialogu ishte  në gjimnazin “Zihni Magani”, me fokus sigurinë, parandalimin e bullizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Siguria në institucionet arsimore dhe krijimi i një mjedisi të qetë e të shëndetshëm për nxënësit vijojnë të jenë në fokus të angazhimit të strukturave të Policisë së Shtetit në qarkun e Elbasanit.

Në këtë kuadër, në qytetin e Peqinit, shefi i Komisariatit të Policisë, Komisar Larton Haxho, së bashku me punonjës të këtij Komisariati, zhvilluan një aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e gjimnazit “Zihni Magani”.

Takimi u organizua në formën e një bashkëbisedimi të drejtpërdrejtë me të rinjtë, ku në qendër të diskutimeve ishte rëndësia e garantimit të parametrave të sigurisë në shkolla, parandalimi i konflikteve dhe identifikimi në kohë i problematikave që mund të ndikojnë në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua fenomenit të bullizmit dhe bullizmit kibernetik, të cilat përbëjnë shqetësime për komunitetin shkollor. Përfaqësuesit e Policisë diskutuan me nxënësit mbi mënyrat e identifikimit të këtyre sjelljeve, pasojat që ato mund të shkaktojnë dhe rëndësinë e mosheshtjes përballë rasteve të dhunës apo intimidimit.

Gjatë aktivitetit u trajtuan gjithashtu çështje që lidhen me parandalimin e dhunës, ekstremizmit të dhunshëm dhe formave të tjera të sjelljeve që cenojnë sigurinë individuale dhe kolektive.

Përfaqësuesit e Policisë theksuan rëndësinë e ndërgjegjësimit të të rinjve për rreziqet që paraqesin këto fenomene, duke nënvizuar se parandalimi nis përmes informimit, edukimit, komunikimit dhe reagimit në kohën e duhur.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i bashkëbisedimit ishte forcimi i besimit dhe bashkëpunimit mes nxënësve dhe Policisë. Të rinjtë u sensibilizuan për domosdoshmërinë e raportimit të çdo rasti problematik dhe adresimit pranë strukturave përgjegjëse të shqetësimeve që mund të cenojnë sigurinë e tyre apo të bashkëmoshatarëve.

Takime të tilla synojnë të forcojnë kulturën e sigurisë në shkolla, të nxisin përgjegjësinë qytetare te brezi i ri dhe të krijojnë ura komunikimi mes institucioneve arsimore, nxënësve dhe strukturave ligjzbatuese.

Mesazhi kryesor është i qartë: Një shkollë e sigurt ndërtohet përmes bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë, tolerancës dhe reagimit në kohë ndaj çdo forme dhune apo bullizmi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan – Dhimbje në familjen e deputetit demokrat Luçiano Boçi, ndahet nga jeta nëna e tij, Violeta

ELBASAN , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Deputeti i Partisë...

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...