Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët: Lufta bërthamore nuk fitohet dhe s’duhet të ndodhë kurrë

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Presidentët e SHBA-së, Donald Trump, Rusisë, Vladimir Putin, dhe Kinës, Xi Jinping, kanë zhvilluar një takim trepalësh në Shenzhen të Kinës, ku në fokus ishte bashkëpunimi mes tri fuqive të mëdha dhe sfidat kryesore të sigurisë ndërkombëtare.

Gjatë takimit, liderët diskutuan për çarmatimin bërthamor, parandalimin e konflikteve dhe stabilitetin global. Ata theksuan rëndësinë e dialogut dhe përgjegjësinë e veçantë që kanë vendet e tyre për ruajtjen e paqes.
Trump e cilësoi takimin si historik, duke deklaruar se tri vendet kanë shumë çështje për të diskutuar. Ndërsa Xi Jinping theksoi se bashkëpunimi mes fuqive të mëdha nuk është çështje zgjedhjeje, por një domosdoshmëri.

Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu marrëdhëniet ekonomike, siguria energjetike dhe roli i institucioneve ndërkombëtare. Megjithatë, lufta në Ukrainë dhe konflikti në Iran nuk u trajtuan konkretisht në deklaratën e përbashkët.
“Nuk mund të fitohet një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të zhvillohet kurrë”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.
Në dokument shkruhet se liderët diskutuan ranë dakord për rritjen e prodhimit dhe furnizimit me produkte të rafinuara të naftës. Takimi shënon një moment të rëndësishëm diplomatik në marrëdhëniet mes Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Merz mbledh liderët në Berlin për Ukrainën, Rama takohet me kancelarin gjerman në “Koalicionin e Vullnetmirëve”

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Friedrich Merz, Kancelari...

Braktisi makinën me 12 kg drogë në autostradën Tiranë-Elbasan dhe u arratis, në kërkim 22-vjeçari

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Policia e Tiranës...

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Komisioni i Posaçëm...

Komisar Larton Haxho në gjimnazin “Zihni Magani” në Peqin, takim me nxënësit për sigurinë në shkolla dhe parandalimin e bullizmit

PEQIN , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Vijojnë takimet ndërgjegjësuese...