Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një sërë deklaratash gjatë emisionit “Të Pashoq”, duke komentuar raportet mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping, si dhe ndikimin që marrëveshjet e mundshme mes tyre mund të kenë në Evropë.

Sipas Cakos, zhvillimet mes tri fuqive botërore lidhen me një përpjekje për të ndryshuar ekuilibrat e pushtetit dhe për t’u shkëputur nga ndikimi i asaj që ai e cilëson si një elitë e fshehtë globale.

“Është një elitë e fshehtë e vogël, janë disa familje që kontrollojnë gjithë politikën botërore, të cilët luftën më të madhe e kanë me shtetet kombëtare”, deklaroi Cako.

 

Ai pretendoi se pas vendimeve të rëndësishme politike dhe ekonomike qëndron një grup i kufizuar bankierësh, të cilët, sipas tij, ndikojnë në konfliktet ndërkombëtare dhe në shpërndarjen e burimeve ekonomike. Duke analizuar situatën ekonomike globale, Cako argumentoi se luftërat lidhen me përpjekjet për të siguruar kontrollin mbi asetet dhe pasuritë natyrore të shteteve.

“Bota ka hyrë në një kolaps ekonomik dhe sa herë që bota hyn në një kolaps ekonomik bëhen luftëra për të siguruar asetet”, u shpreh ai.

Në këtë kontekst, Cako përmendi Iranin, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, duke paraqitur shifra për vlerën e aseteve të tyre, të cilat, sipas interpretimit të tij, shërbejnë si garanci për sistemin financiar ndërkombëtar. Një pjesë të konsiderueshme të diskutimit Cako ia kushtoi Evropës, për të cilën pretendoi se është dobësuar sistematikisht nga politika të caktuara ndërkombëtare.

Sipas tij, emigracioni dhe politikat e shoqërive të hapura janë pjesë e një strategjie për të ndryshuar strukturën demografike të kontinentit. Ai iu referua edhe të ashtuquajturit “Plani Kalergi”, një narrativë konspirative që pretendon ekzistencën e një projekti të organizuar për ndryshimin e përbërjes etnike të Evropës.

Cako e lidhi këtë teori me fondacionet dhe politikat që mbështesin lëvizjen e lirë të njerëzve, duke pretenduar se ato përdoren për dobësimin e vendeve evropiane. Ai argumentoi gjithashtu se vendet afrikane dhe aziatike duhet të mbështeten ekonomikisht përmes investimeve, arsimit dhe financimeve, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të zhvillohen në vendet e tyre.

Në përfundim, Cako u ndal te pozita e Gjermanisë dhe e vendeve të tjera që humbën Luftën e Dytë Botërore, duke pretenduar se prania ushtarake amerikane ka kufizuar pavarësinë e tyre në politikën e jashtme.

“Evropa është e tradhtuar, është e pushtuar zemra e Evropës, xhevahiri i Evropës që është Gjermania”, deklaroi ai.

Pjesë nga intervista:

-Tre bishat e botës, tre po themi nga njerëzit më të rëndësishëm, presidenti amerikan Donald Trump, homologu i tij rus Vladimir Putin, si edhe ai kinez Xi Jinping u takuna sot në Kinë. Sigurisht samiti nuk është sot, por pritjet janë bërë, madje Xi Jinping shkeli edhe protokollin duke pritur personalisht në aeroport homologun amerikan Donald Trump, më herët u takua kokë më kokë para se të vinte Trumpi edhe me presidentin rus. Çfarë po gatuhet dhe pse është i alarmuar sidomos Evropa se çfarë mund flasin e mund të arrijnë e mund të bëjnë marrëveshje këta tre burra të rëndësishëm.

Alfred Cako: Shiko, është e vërtetë që ka një përpjekje për t’i larguar këta të tre nga elita, është një elitë e fshehtë e vogël janë disa familje që kontrollojnë gjithë politikën botërore, të cilët luftën më të madhe e kanë me Shtetet Kombëtare një, dhe e dyta me racën e bardhë. Sepse raca e bardhë është raca më e fortë që nuk iu bindet agjendave të këtyre, që janë agjendat për depopullim dhe për kontroll. Pse mbas luftës së Parë dhe të Dytë Botërore dolën dy shtete të cilat, njëra ishte gjysmë barbare si Amerika pas Luftës së Dytë Botërore, dhe njëra ishte Rusia që ishte një shtet barbar thuajse barbar deri në revolucionin bolshevik, që futën Evropën në morsë dhe duke u armatosur me armë bërthamore u përpoqën ta mbanin Evropën të skllavëruar.

Ndërkohë, Evropa ishte fuqia më e madhe botërore ekonomike deri në vitet ’60-’70, ishte motori ekonomik botëror dhe dora dorës Amerika e barazoi dhe ndoshta e ka kaluar me disa dhjetëra trilionë dollarë në vit GDP-ja Amerikës sot është te 35 trilionë dollarë në vit ndërsa GDP-ja Evropës është 22-23 e barabartë ose pak më e madhe se e Kinës, dhe Rusia ka një GDP më të vogël por mbahet si superfuqi botërore për shkak të rezervave kolaterale që ajo ka. Kolateral quhen pasuritë e patundshme të cilat janë bazë për të emetuar para bankat dhe për të dhënë kredi bankierët, sepse këta që sundojnë botën janë kryesisht një klub i vogël bankierësh dhe të gjitha këto agjenda i realizojnë këta. Bota ka hyrë në një kolaps ekonomik dhe sa herë që bota hyn në një kolaps ekonomik bëhen luftëra për të siguruar asetet. Irani për shembull ka rreth 35 trilionë dollarë asete për bankierët. Domethënë në qoftë se kontrollohet Irani, kolaterali vetë vlen që bankierët të lëshojnë e të japin kredi me interes rreth 35 trilionë dollarë sepse sot Irani nuk e kontrollon këtë. Rusia është kolateral për të dhënë kredi bankierët rreth 90 trilionë dollarë.

Shtetet e Bashkuara janë, kanë asete rreth 125 ose 130 trilionë dollarë që bankierët shfrytëzojnë për të dhënë kredi. Dhe duke parë në këtë pikëpamje të kolateralit që ka Rusia dhe të armëve bërthamore, ai konsiderohet një shtet shumë i rëndësishëm për bankierët dhe të gjitha këto synojnë që të mbajnë në morsë racën e bardhë. Që raca e bardhë të kontrollohet duhet edhe të përzihet edhe të bëhet anarkike si shoqëri, dhe kjo ka qenë arsyeja ky ka qenë ai që quhet plani Kalergi, që Kalergi Kudenhov-Kalergi ka qenë një person i cili ka qenë i afërt me dinastinë Rothschild dhe nën ndikimin e tyre ai shkroi një libër dhe tha që Evropa e ardhme, dhe tha raca e bardhë tha është raca më e pabindur tha, për të realizuar qeverisjen botërore. Raca e zgjedhur tha është raca e çifutëve e besimtarëve të testamentit të vjetër dhe kjo racë duhet të kontrollojë gjithë racën e bardhë të Evropës. Që raca e bardhë e Evropës të kontrollohet kjo duhet të përzihet dhe të ndotet ashtu siç janë me bojë të bardhë që lyejnë muret, mjafton të hedhësh disa pika të zeza dhe ngjyra ndryshon. Dhe këta menduan që të sjellin raca të tjera në vende të të cilëve do të shkaktonin trazira dhe probleme, luftëra, pasiguri, dhe këta pastaj do t’i dërgonin do t’i dundnin drejt Evropës me këto teoritë e Open Society, të shoqërive të hapura, ku duhet të ishin kufijtë duhet të ishin të gjitha barrierat dhe njerëzit duhet të jenë të lirë dhe të lëvizin në të gjitha vendet e botës ashtu siç edhe mallrat dhe tregtia dhe fuqia punëtore duhet të lëvizë në të njëjtën mënyrë. Pra janë disa skema për të shkatërruar Evropën.

Në fakt ata që janë kundër këtyre skemave sot dhe më parë, teoricienët në përgjithësi nuk janë racistë sepse këta të Open Society përpiqen t’i paraqesin sikur janë racistë dhe urrejnë racat e tjera. Jo absolutisht. Rregullat i ka vendosur dhe territoret pak a much i ka ndarë Zoti në mënyrë të përsosur, ka lënë racat e verdha te territoret e tyre, racat e zeza te territoret e tyre. Nuk ndihmohen afrikanët se do t’ju marrësh 100 milionë të zinj në Evropë dhe në perëndim, në Shtetet e Bashkuara apo në Australi në vendet që quhen të botës së kulturës perëndimore, në Kanada dhe në Zelandë të Re. Nuk ndihmohen ata 100 milionë nuk mund të shpëtojnë dot miliarda që jetojnë në Azi dhe në Afrikë, raca e verdhë e raca e zezë nuk ndihmohen dot me këtë por ndihmohen më shumë duke bërë programe, duke i shkolluar, duke i ndihmuar me kredi, me financa që ata të zhvillojnë dhe të përmirësojnë ekonominë dhe vendet e tyre, të futin në punë resurset e tyre dhe të qëndrojnë në vendet e tyre të jetojnë në vendet e tyre. Kjo është rrugëzgjidhja nuk është kjo që bëjnë këta që e bëjnë apostafat për të dobësuar Evropën.

Por Evropa është e tradhtuar, është e pushtuar zemra e Evropës, xhevahiri i Evropës që është Gjermania dy herë është tradhtuar nga këto elita globale, është futur në dy luftëra botërore dhe pothuajse shpirti gjerman është asgjësuar dhe sot sionistët që kontrollojnë Shtetet e Bashkuara kanë baza ushtarake në Shtetet e Bashkuara dhe në Itali që dolën si dy forca të humbura dhe në Japoni, dhe këto vende e kanë të pamundur të dalin në politika të pavarura në gjeopolitikë.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...