Zjarr i madh pranë nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh, nuk pati rrezik për objektin energjetik

TIRANË ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e kësaj të mërkure në një parcelë me ullinj, rreth 100 metra pranë nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh.

Sipas burimeve nga terreni, flakët përfshinë një sipërfaqe me ullinj, ndërsa tymi është përhapur gjerësisht në zonë. Pavarësisht afërsisë me nënstacionin elektrik, fatmirësisht u evitua rreziku për infrastrukturën energjetike.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat përgjegjëse u angazhuar maksimalisht në terren, ku pas një pune të vështirë arritën të izolonin vatrën e zjarrit dhe u bë shuarja e plotë të flakëve, duke bërë të mundur që ato të mos përhapeshin drejt sipërfaqeve të tjera.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që të nisë edhe hetimi për të përcaktuar origjinën e tij.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Policia Rrugore e Elbasanit: 1 787 gjoba në një javë, 3 të arrestuar dhe 9 raste të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur

ELBASAN ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Policia Rrugore e Elbasanit...

LAJMI I FUNDIT/ Goditje e bujshme e AF Elbasanit, firmos lideri që spikati te Vllaznia

ELBASAN  ,05 gusht 2026/Albania Express News/-AF Elbasani ka realizuar...