LAJMI I FUNDIT/ Goditje e bujshme e AF Elbasanit, firmos lideri që spikati te Vllaznia

ELBASAN  ,05 gusht 2026/Albania Express News/-AF Elbasani ka realizuar një nga goditjet më të rëndësishme të merkatos verore, duke siguruar shërbimet e Elmando Gjinit. Burime jozyrtare bëjnë me dije se marrëveshja është mbyllur dhe prezantimi zyrtar i futbollistit pritet të bëhet në orët në vijim.

Mësohet se Gjini ka kryer me sukses vizitat mjekësore dhe më pas ka hedhur firmën në kontratë me klubin verdheblu, duke u bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës për sezonin e ri.

Sipas të njëjtave burime, mesfushori pritet të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit dhe mund të zbresë në fushë që në ndeshjen miqësore ndaj Partizanit, duke u dhënë tifozëve mundësinë ta shohin për herë të parë me fanellën e Elbasanit.

Elmando Gjini ishte një nga lojtarët që spikati me paraqitjet e tij te Vllaznia gjatë sezonit të kaluar, duke tërhequr vëmendjen me cilësitë dhe kontributin e tij në mesfushë. Afrimi i tij konsiderohet një përforcim me peshë për ambiciet e Elbasanit në sezonin e ri të Abissnet Superiore.

Tashmë mbetet të pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi, ndërsa tifozët verdheblu kanë një tjetër arsye për të besuar se skuadra po ndërtohet për objektiva të mëdha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME