SARANDË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr ka rënë në një zonë kodrinore në Sarandë, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi.
Flakët janë përhapur në kodër, ndërsa tymi i madh duket nga zona përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit apo përmasat e dëmeve.
Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve.

