Armand Shakaj dhe Eglant Koçi
TIRANË ,10 qershor 2026/Albania Express News/ Enea Zyferi, ndaj të cilit u caktua masa e arrestit me burg për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi është rrëfyer në gjykatën e Tiranës. • Zyferi ka deklaruar se Armand Shakaj i ka kërkuar që të fikë dritat, pasi do të nxirrte një frigorifer, ndërsa ka mohuar të ketë dijeni për fatin e Eglant Koçit. • Më tej, Zyferi ka pretenduar se e ka parë Koçin kur ka hyrë në ambientin e punës së Shakajt, por nuk ka dijeni të mëtejshme për fatin e tij. • Zyferi është shprehur gjithashtu se Shakaj i ka kërkuar të çonte makinën në lavazh për ta larë dhe ai e dërgoi diku në fund të bulevardit të ri. • Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se Shakaj i kërkoi Koçit që të shkonte ta takonte te ambienti në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” përballë drejtorisë së Policisë së Shtetit. • Aty dyshohet se ai e ka vrarë dhe për të nxjerrë trupin i ka kërkuar kamerierit të fikë dritat, me pretendimin se do të nxirrte një frigorifer. • Pavarësisht fikjes së dritave, kamerat e kanë fokusuar teksa vendos trupin e Koçit në makinë dhe dyshohet ta ketë zhdukur në një zonë te thellë të Librazhdit. • Më pas, Shakaj ka tentuar të fshehë çdo gjurmë, pasi motorin e mikut të tij e ka dërguar në zonën e 5 majit, mesa duket për të shpërqendruar policinë, ndërsa ka pastruar ambientin e punës si dhe ka urdhëruar kamerierin të lajë makinën. • Policia dyshon se Englant Koçi është vrarë, pasi gjurmë gjaku janë gjetur si në ambientin ku është mbajtur peng, ashtu dhe në makinë. • Shakaj ndërkohë është shpallur në kërkim për mbajtjen peng dhe vrasjen e mikut të tij 34-vjeçar. • Pamjet e publikuara tregojnë edhe momentin ku Shakaj ka larguar motorin dhe më pas kthehet në këmbë.

