Vjosa, “lumi i fundit i egër” në europë, magnet për turizmin e natyrës dhe raftingun

TIRANË, 8 gusht 2026 /Albania Express News/ -Ndërsa lumi i Vjosës rrjedh pa pengesa në shtratin e vet ka krijaur peizazhe natyrore mbresëlënëse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje magjike nga lumi Vjosa.

Vjosa, i cilësuar si “lumi i fundit i egër në Evropë”, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të apasionuar pas natyrës dhe sporteve ekstreme, veçanërisht raftingut.

Turistët përshkojnë një segment prej rreth 20 kilometrash nga Përmeti drejt Këlcyrës, ku rrjedha e lumit, kanionet, urat historike dhe peizazhet natyrore krijojnë një nga eksperiencat më të veçanta të aventurës në Shqipëri.

Vjosa, me një gjatësi prej rreth 272 kilometrash, përshkon jugun e Shqipërisë dhe ruan një pasuri të rëndësishme natyrore, me specie, ekosisteme dhe peizazhe unike.

Ajo është shpallur Park Kombëtar, ndërsa rëndësia e saj mjedisore është vlerësuar edhe nga mediet ndërkombëtare të specializuara për natyrën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Komisar Larton Haxho në gjimnazin “Zihni Magani” në Peqin, takim me nxënësit për sigurinë në shkolla dhe parandalimin e bullizmit

PEQIN , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Vijojnë takimet ndërgjegjësuese...

Elbasan – Dhimbje në familjen e deputetit demokrat Luçiano Boçi, ndahet nga jeta nëna e tij, Violeta

ELBASAN , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Deputeti i Partisë...

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...