Vjosa, destinacion për aventurat e eksplorimit të natyrës me kayak

Vjosa po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të apasionuar pas turizmit aktiv dhe eksplorimit të natyrës, duke e kthyer lumin në një destinacion të rëndësishëm për sportet ujore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga lumi Vjosa, ku turistë vendas dhe të huaj zhvillojnë aventura me kayak në një prej zonave më të bukura natyrore të vendit.

Grupe turistësh lundrojnë me kayak përgjatë rrjedhës së lumit, mes peizazheve të egra dhe ujërave të kristalta, në një eksperiencë që ndërthur aventurën me natyrën e paprekur.

Zhvillimi i aktiviteteve si kayak-u dhe kanotazhi përgjatë Vjosës po kontribuon në zgjerimin e ofertës turistike, ndërsa zonat përreth lumit po shohin rritje të interesit nga operatorët turistikë dhe vizitorët e huaj.

Vjosa konsiderohet një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë dhe po konsolidohet si një pikë referimi për turizmin e qëndrueshëm dhe aventurën në natyrë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Velipojë, plazhet publike të menaxhuara mirëpresin pushues me ambiente të pastra dhe të organizuara

VELIPOJË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/ -Plazhi i...

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

TIRANË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur edhe...