Thu’Je: Në kohë krize, Shqipëria krijon një hapësirë të re europiane për demokracinë dhedialogun

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Mbi 120 organizata nga Shqipëria dhe Europa, pjesëmarrësnga më shumë se 20 vende dhe 55 aktivitete në tri ditë. Edicioni i parë i Thu’Je – Platform for Democracy and Peace e ktheu Elbasanin në një pikë takimi për qytetarë, institucione, diplomatë, ekspertë, të rinj, media dhe shoqëricivile, duke hedhur bazat e një tradite të re të dialogutdemokratik në Shqipëri.

Nga 28 deri më 30 tetor 2026, Elbasani mirëpriti edicionin e parë të Thu’Je – Platform for Democracy and Peace, njënismë që krijojë një hapësirë të hapur europiane përdemokracinë, paqen, besimin dhe pjesëmarrjen qytetare.

Por Thu’Je nuk nisi në një moment të zakonshëm.

Në një periudhë të shënuar nga protesta, tensione dhemosbesim, edhe organizatorët u përballën me një pyetje tëvështirë: A është ky momenti i duhur për të orgenizuar njëplatformë për demokracinë dhe paqen?

Kur ka zemërim në shoqëri, si do të kuptohet një ftesë për t’umbledhur e për të biseduar? A ka vend për dialog kur njerëzitndihen të padëgjuar?

Vendimi ishte të vazhdohej.

Jo sepse situata ishte e lehtë, por sepse pikërisht në kohë tëvështira hapësirat ku njerëzit mund të flasin, të kundërshtojnëdhe të dëgjojnë njëri-tjetrin bëhen edhe më të nevojshme.

Siç u theksua në hapjen e Platformës, demokracia në kohë krizevihet në provë nga mënyra se si e trajtojmë zërin që nakundërshton, nga gatishmëria për të dëgjuar shqetësimin dhepër t’u përballur me pyetjet e vështira.

Nuk e zgjodhëm kohën në të cilën u hap Thu’Je. Por mundtë zgjidhnim si t’i përgjigjeshim asaj.

Nga një ide e frymëzuar nga vendet nordike, në një platformë të hapur në Shqipëri

Thu’Je është frymëzuar nga modele nordike të demokracisëpjesëmarrëse, si Almedal në Suedi, Arendalsuka dhe Democracy Week në Kristiansand të Norvegjisë. Këto modele tregojnë se demokracia mund të dalë përtej sallave institucionale dhe tëbëhet pjesë e jetës publike, duke krijuar hapësira ku qytetarët, politikanët, organizatat, universitetet dhe media takohen nëmënyrë të drejtpërdrejtë.

Në Shqipëri, ky model u përshtat me realitetin dhe nevojat e vendit dhe të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe nga një konferencë tradicionale, Thu’Je nuk kishtenjë organizator të vetëm të përmbajtjes dhe një audiencë qëvetëm dëgjonte. Organizata, institucione, universitete dhe grupetë ndryshme nga Shqipëria dhe Europa sollën aktivitetet, tematdhe perspektivat e tyre, duke ndërtuar së bashku programin e Platformës.

Rezultati ishte një program me 55 aktivitete në tri ditë, mbi120 organizata nga Shqipëria dhe Europa dhe pjesëmarrësnga më shumë se 20 vende europiane.

Në të njëjtat hapësira u zhvilluan dialogë të nivelit të lartë me ambasadorë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, diskutime mbiintegrimin në Bashkimin Europian, demokracinë vendore, median dhe dezinformimin, paqen dhe bashkëpunimin rajonal, mjedisin, sipërmarrjen rinore, vullnetarizmin dhe përfshirjensociale etj etj.

Krahas tyre, teatri, poezia, performancat artistike, aktivitetetkrijuese dhe edukimi jo-formal sollën mënyra të tjera për të folurmbi demokracinë, barazinë dhe bashkëjetesën.

Kjo larmi ishte një nga vlerat më të rëndësishme të edicionittë parë: demokracia nuk u trajtua vetëm si çështje politikeapo institucionale, por si pjesë e jetës së përditshme tëqytetarëve.

Kur njerëzit me bindje të ndryshme ulennë të njëjtën tryezë

Një nga arritjet domethënëse të Thu’Je ishte krijimi i hapësiraveku përfaqësues të institucioneve, forcave të ndryshme politike, shoqërisë civile, akademisë dhe qytetarëve diskutuan së bashku.

Në një mjedis ku debati publik shpesh karakterizohet ngapërplasja dhe polarizimi, këto tryeza treguan se dialogu mesperspektivave të ndryshme është i mundur.

Diskutimet mbi demokracinë vendore sollën në vëmendjemarrëdhënien mes bashkive dhe qytetarëve: sa dëgjohenqytetarët, si ndërtohet besimi, çfarë roli luajnë transparenca, pjesëmarrja në vendimmarrje dhe teknologjia në afrimin e institucioneve me komunitetet.

Ndërkohë, diskutimet mbi integrimin europian theksuan se anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është vetëm procesnegociatash mes qeverisë dhe institucioneve europiane. Ështëedhe një proces  tërësor që kërkon përfshirjen e universiteteve, pushtetit vendor, sektorit privat, shoqërisë civile, medias dheqytetarëve. Thu’Je krijoi mundësinë që këto perspektiva tëtakohen në të njëjtën hapësirë.

Të rinjtë, organizatat dhe komunitetet nëqendër 

Një dimension i rëndësishëm i Platformës ishte pjesëmarrja e tërinjve dhe organizatave që punojnë çdo ditë në komunitete.

Përmes debateve, aktiviteteve krijuese, teatrit, vullnetarizmit, podcasteve dhe rrëfimit digjital, të rinjtë patën mundësi tëshprehin shqetësimet dhe idetë e tyre në formate që i afrohenpërvojës së tyre.

Panairi i organizatave krijoi gjithashtu një hapësirë ku iniciativatqytetare prezantuan punën e tyre, shkëmbyen përvoja, njohënpartnerë të rinj dhe eksploruan mundësi bashkëpunimi.

Për shumë organizata, veçanërisht ato që punojnë në nivel lokal, kjo ishte një mundësi për ta bërë më të dukshme punën e tyredhe për t’u lidhur me rrjete kombëtare e europiane.

Vlera e Thu’Je nuk qëndron vetëm te numri i njerëzve qëmblodhi, por edhe te mundësitë që krijoi për takime, ide dhebashkëpunime që mund të vazhdojnë përtej tri ditëve.

Elbasani si pikë takimi europiane për demokracinë

Edicioni i parë tregoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mespushtetit vendor dhe shoqërisë civile.

Thu’Je u zhvillua përmes një partneriteti të udhëhequr nga Peace Volunteering Network (PVN Albania), në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, PVN Norway, Liburnetik, IRCA,  Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan,  si  dhe partner strategjik  në Norvegji: Universiteti Agder, Bashkia Arendal  dhe Bashkia Kristiansand.

Pjesëmarrja e ekspertëve europianë, përfaqësuesve diplomatikë, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve nordikë i dhaPlatformës një dimension që shkon përtej kufijve të Shqipërisë.

Mbështetja e shprehur nga OSBE-ja dhe angazhimi i BashkisëElbasan për vazhdimësinë e nismës janë sinjale të rëndësishmepër të ardhmen e saj.

Ambicia është që Shqipëria të kthehet gradualisht në një pikëtë përvitshme takimi europiane për demokracinë dhehapësirën qytetare, duke vendosur Shqipërinë në rrjetin e iniciativave ndërkombëtare që promovojnë dialogun, pjesëmarrjen dhe paqen.

Një vend si Shqipëria, me përvojën e vet historike dhe me aspiratën për integrim europian, ka shumë për të mësuar ngakëto modele, por edhe për të kontribuar me përvojat dheperspektivat e veta.

Nga tri ditë aktivitetesh, drejt një tradite

Edicioni i parë i Thu’Je ishte një hap i rëndësishëm, por jo njëpikë mbërritjeje.

Sfida tani është që energjia, marrëdhëniet dhe idetë e krijuaragjatë Platformës të mos mbeten vetëm kujtime të një aktiviteti tësuksesshëm.

Vazhdimësia do të kërkojë angazhim nga institucionet, organizatat, universitetet, media, partnerët europianë dhe vetëqytetarët. Do të kërkojë gjithashtu që dialogu të lidhet gjithnjë e më shumë me veprime konkrete, bashkëpunime dhe mundësireale pjesëmarrjeje.

Besimi ndërtohet kur qytetari sheh se fjala e tij ka peshë. Këtu qëndron edhe përgjegjësia e Thu’Je.

Edicioni i parë tregoi se ekziston nevoja dhe gatishmëria për njëhapësirë të tillë. Tani synimi është që Thu’Je të zhvillohet si njëtraditë e qëndrueshme shqiptare dhe europiane.

Sepse demokracia nuk forcohet vetëm kur njerëzit bien dakord. Ajo forcohet edhe kur njerëzit me mendime të ndryshmezgjedhin të qëndrojnë në dialog.

Dhe ndoshta kjo është ajo që Thu’Je dëshiron të lërë pas çdoedicioni:

Unë fola. Dikush më dëgjoi. Dhe diçka do të bëjmë më tej.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy të shtëna me armë zjarri për një orë në një universitet në SHBA, një viktimë dhe tre të plagosur

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Një 19-vjeçar u...

BE mbështet Shqipërinë me mbi 920 milionë euro përmes Planit të Rritjes

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Shqipëria përfiton mbi...

Horror në Athinë/ Gjendet kufoma e një gruaje brenda një valixheje në trotuar, si u pikas nga kalimtari

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Një zbulim makabër...