BE mbështet Shqipërinë me mbi 920 milionë euro përmes Planit të Rritjes

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Europian përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një instrument që synon të nxisë zhvillimin ekonomik, të përshpejtojë integrimin europian dhe të krijojë mundësi të reja për qytetarët dhe bizneset.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim (MIA), nga kjo mbështetje janë disbursuar deri në maj të vitit 2026 rreth 212,8 milionë euro për Shqipërinë.

Financimi parashikohet të mbështesë një sërë sektorësh me rëndësi për ekonominë dhe zhvillimin e vendit, duke përfshirë investimet në infrastrukturë, përmirësimin e transportit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mundësive për bizneset.

Mbështetja e Bashkimit Europian synon të sjellë më shumë mundësi për zhvillim, rrugë dhe lehtësi në transport, lëvizje më të lehtë për qytetarët dhe bizneset, si dhe për investimet që gjenerojnë punësim.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor synon gjithashtu forcimin e lidhjeve ekonomike të vendeve të rajonit me tregun europian, duke nxitur tregtinë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.

Mbështetja financiare për Shqipërinë konsiderohet një instrument i rëndësishëm për nxitjen e investimeve dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, në kuadër të procesit të afrimit të vendit me Bashkimin Europian

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME