SPAK zgjeron akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni: Nën hetim për pastrim parash dhe korrupsion

Dyshimet për lidhje financiare me fondet e AKSHI-t dhe një transfertë prej 450 mijë eurosh drejt një kompanie gjermane. Prokuroria e Posaçme dyshon se Ergys Agasi ka përdorur paratë e AKSHI-t për të korruptuar ish-drejtuesen e inteligjencës shqiptare.

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, kanë marrë një tjetër zhvillim. SPAK ka zgjeruar hetimin, duke shtuar dyshimet për veprat penale të pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi Hyseni kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj.

Sipas burimeve mediatike, hetuesit po shqyrtojnë edhe komponentin financiar të çështjes, ndërsa dyshimet lidhen me transferta të konsideruara të dyshimta, të cilat mund të kenë lidhje me persona të afërt me ish-drejtuesen e SHISH-it.

Në kuadër të hetimeve, SPAK ka dërguar letërporosi në Kosovë dhe Gjermani. Në fokus është edhe vëllai i Vlora Hysenit, i cili dyshohet se ka përdorur një identitet tjetër dhe ka kryer transferta financiare që tashmë po verifikohen nga autoritetet.

Transferta 450 mijë euro dhe dyshimet për fondet e AKSHI-t

Një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me një transfertë prej 450 mijë eurosh drejt një kompanie gjermane, e cila është vënë nën lupën e hetuesve.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se Ergys Agasi ka përdorur fonde të AKSHI-t për të korruptuar Vlora Hysenin, në këmbim të informacioneve sekrete të institucionit.

SPAK argumenton se anulimi i transfertës prej 450 mijë eurosh, më 27 shkurt 2024, nuk e përjashton dyshimin për premtimin dhe pranimin e një përfitimi të parregullt nga ish-drejtoresha e SHISH-it.

Sipas hetuesve, përfitimi i dyshuar lidhet me dhënien e informacioneve sekrete të institucionit ndaj Ergys Agasit.

Masat e sigurisë dhe akuzat

Referuar komunikatës zyrtare të SPAK, ndaj Vlora Hysenit janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Deri në këtë fazë, hetimi ndaj saj lidhet me veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete.

Zgjerimi i hetimeve drejt dyshimeve financiare pritet të hedhë më shumë dritë mbi marrëdhëniet e dyshuara mes personave të përfshirë, lëvizjet e parave dhe mënyrën se si mund të jenë përdorur fondet publike.

Hetimet e SPAK vijojnë, ndërsa dyshimet dhe akuzat e ngritura duhet të provohen në rrugë gjyqësore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Thu’Je: Në kohë krize, Shqipëria krijon një hapësirë të re europiane për demokracinë dhedialogun

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Mbi 120 organizata...

Dy të shtëna me armë zjarri për një orë në një universitet në SHBA, një viktimë dhe tre të plagosur

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Një 19-vjeçar u...

BE mbështet Shqipërinë me mbi 920 milionë euro përmes Planit të Rritjes

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Shqipëria përfiton mbi...