“Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve 30–50 milionë fuçi naftë”, Trump: Fitimet do të përdoren në dobi të popullit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se Venezuela do t’i kalojë SHBA-ve një sasi prej 30 deri në 50 milionë fuçi naftë, e cila do të shitet me vlerë tregu dhe me të ardhurat nën kontrollin e autoriteteve amerikane.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump theksoi se bëhet fjalë për “naftë të sanksionuar”, tashmë të prodhuar dhe të depozituar kryesisht në anije magazinimi. Sipas tij, fitimet nga shitja do të përdoren “në dobi të popullit të Venezuelës dhe të Shteteve të Bashkuara”.

Sekretari i Energjisë, Chris Wright, është urdhëruar ta zbatojë planin “menjëherë”. Fuçitë do të transportohen me anije magazinuese drejt porteve amerikane në Gjirin e Meksikës, ku nafta e rëndë venezueliane pritet të rafinohet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident me vdekje në Durrës, këmbësori humb jetën pasi përplaset nga një makinë

DURRËS ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

Zjarri në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rinis ndërhyrja nga ajri

TIRANË, 05 gusht 2026 /Albania Express News/- Në fshatrat...

Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

LIBRAZHD ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Sporti librazhdas është në...