Kthesë dramatike në jetën e ish-lojtarit të kombëtares shqiptare, arrestohet për shpërndarje kokaine

TIRANË ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin sportiv shqiptar.

Ish-futbollisti i njohur i Superiores dhe ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Olgerd Muka, është arrestuar nga autoritetet franceze në qytetin e Dizhonit, nën akuzën e shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë.
Sipas raportimeve të mediave franceze, 46-vjeçari ishte mbajtur nën vëzhgim nga policia për më shumë se dhjetë ditë. Operacioni përfundoi me arrestimin e tij në flagrancë, së bashku me një tjetër shtetas shqiptar, teksa dyshohet se po shpërndanin doza kokaine në një park të qytetit të Dizhonit.

Gjatë seancës para trupës gjykuese, Muka ka pranuar faktet e paraqitura nga prokuroria dhe ka shpjeguar se u përfshi në këtë aktivitet të paligjshëm për shkak të vështirësive të rënda ekonomike. Ai ka deklaruar se kishte mbetur pa punë dhe se gjendja financiare e familjes e shtyu të merrte këtë rrugë.
Olgerd Muka ka qenë një nga mesfushorët e njohur të futbollit shqiptar në fundin e viteve ’90 dhe fillimin e viteve 2000. Gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Lushnjës, Teutës, Dinamos, Bylisit, Flamurtarit, Partizanit, Besës dhe Memaliajt, ndërsa në vitin 2002 debutoi me Kombëtaren shqiptare, duke regjistruar gjithsej dy paraqitje me fanellën kuqezi.
Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai tentoi të vazhdonte rrugën në trajning, por pa mundur të gjente stabilitet profesional. Tashmë, emri i tij është rikthyer në qendër të vëmendjes për një arsye krejtësisht të ndryshme, pasi përballet me akuza të rënda për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në Francë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Themelohet “Fincantieri Albania”, Nufi: Investim për zhvillimin e industrisë detare

Ministri Nufi gjatë nënshkrimit të aktit të themelimit të...

Stoku në apel 48 mijë dosje, KLGJ “ndikohet” nga BE/ Zgjeron listën për gjykime të përshpejtuara

TIRANË ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Kur stoku i dosjeve...