Aksident me vdekje në Durrës, këmbësori humb jetën pasi përplaset nga një makinë

DURRËS ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit. Automjeti me drejtues shtetasin me iniciale D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh., 64 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarri në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rinis ndërhyrja nga ajri

TIRANË, 05 gusht 2026 /Albania Express News/- Në fshatrat...

Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

LIBRAZHD ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Sporti librazhdas është në...

Themelohet “Fincantieri Albania”, Nufi: Investim për zhvillimin e industrisë detare

Ministri Nufi gjatë nënshkrimit të aktit të themelimit të...