Transportonin 24 emigrantë drejt BE-së, arrestohen në Librazhd–Elbasan Florjan Mustafa, Aleksandër Rira dhe Denis Çollaku

ELBASAN , 05 gusht 2026 / Albania Express News /-Në kuadër të operacioneve policore të koduara “Aksi” dhe “Aksi 01”, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka identifikuar dhe bërë publikë emrat e tre të arrestuarve. Në pranga janë vënë Florjan Mustafa, Aleksandër Rira dhe Denis Çollaku, të cilët akuzohen se transportonin kundrejt pagesës emigrantë të paligjshëm që synonin kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas Policisë, Florjan Mustafa u kap duke transportuar 14 emigrantë në aksin Librazhd–Elbasan, ndërsa Aleksandër Rira dhe Denis Çollaku u arrestuan në një rast tjetër, duke transportuar 10 emigrantë. Nga verifikimet rezultoi se Aleksandër Rira drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në total, gjatë dy operacioneve u kapën 24 emigrantë të paligjshëm, ndërsa u sekuestruan edhe dy automjetet e përdorura për këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME