Makth për Igli Taren pas përfundimit të funeralit të Baresit, hajdutët i grabisin çantën me sendet personale në tren

ITALI , 05 gusht 2026 / Albania Express News /-Një ngjarje e pabesueshme dhe plot tension ka tronditur botën e futbollit, duke përfshirë ish-drejtorin sportiv të suksesshëm, Igli Tare.

Pas një dite të ngarkuar me trishtim në Milano, ku mori pjesë në funeralin e legjendës së futbollit Franco Baresi, Tare u përball me një makth të vërtetë gjatë kthimit të tij për në Romë.
​Sipas raportimeve ekskluzive të marra nga postimet virale në rrjetet sociale, Tare ra pre e një vjedhjeje guximshme teksa udhëtonte me tren.

Një person i panjohur shfrytëzoi një moment pakujdesie për t’i marrë çantën e tij personale, e cila përmbante sende me vlerë dhe dokumente të rëndësishme.
​Por, ajo që e bën këtë histori kaq të veçantë dhe po qarkullon me shpejtësi marramendëse në internet është reagimi i shpejtë dhe efikas i forcave të rendit.
Menjëherë pas mbërritjes në stacionin Termini në Romë, Tare bëri denoncimin e vjedhjes. Dhe këtu ndodhi mrekullia!
​Policia e shtetit, me një operacion rrufe dhe profesionalizëm të lartë, arriti të identifikonte dhe të ndalonte hajdutin në një kohë rekord. Çanta iu kthye pronarit të saj legjitim brenda pak minutash.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME