Tragjike në Ksamil/ Babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vjeçare gjatë manovrës me makinë, fëmija humb jetën

KSAMIL ,09 gusht 2026/Albania Express News/-Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti i babait të saj.

Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat. Sipas të dhënave paraprake, gjatë një manovre me automjetin tip “Audi”, me targa CS 440 PP, drejtuesi Ergys Marku ka goditur vajzën e tij 4-vjeçare, Ajla Marku.
Pavarësisht ndërhyrjes, fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit nuk bëjnë prapa, marshojnë në ditën e 72-të: Këtu derisa Rama të japë dorëheqjen

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Qindra qytetarë u mblodhën...

11 ditë protestë në Divjakë, banorët këmbëngulin: “Divjaka të mbetet bashki!”

Nga Sara Tarko DIVJAKË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Prej 11...

Shëtitorja e re e Ksamilit, hapësirë e transformuar për banorët dhe turistët

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shëtitorja e re e...