Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 në Kolumbi, disa persona të lënduar, banorët vrapojnë të tmerruar

KOLUMBI ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi sot Kolumbinë, duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe të lënduar.

Lëkundjet e forta shkaktuan panik te banorët, të cilët dolën me nxitim në rrugë nga frika e shembjeve dhe lëkundjeve pasuese.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti kishte një thellësi prej rreth 115 kilometrash. Agjencia Gjeologjike e Kolumbisë raportoi se epiqendra ndodhej në provincën Chocó, në bregdetin e Paqësorit.

 

Tërmeti u ndje fuqishëm në Bogotá dhe Cali, ndërsa lëkundjet u raportuan edhe në vendet fqinje, përfshirë Venezuelën, Ekuadorin dhe Panamanë. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) bëri të ditur se nuk ishte lëshuar paralajmërim për cunami.
Lëkundjet e forta shkaktuan panik në zonat e prekura. Banorët u larguan me nxitim nga ndërtesat, ndërsa copa betoni dhe xhami ranë në rrugë. Në videot e para nga vendngjarja shihen qytetarë të tronditur që përpiqen të largohen nga zonat e rrezikshme.
Pas tërmetit, qytetarë dhe ekipet e emergjencës iu drejtuan ndërtesave të dëmtuara për të kontrolluar nëse kishte persona të bllokuar apo të lënduar.

Dëme të konsiderueshme u raportuan edhe në Katedralen Metropolitane, ku një pjesë e kupolës duket se është shembur pas lëkundjeve.
Guvernatorja e provincës Chocó, Nubia Carolina Córdoba-Kouri, tha se autoritetet janë të shqetësuara për mundësinë e lëkundjeve pasuese dhe se kanë nisur vlerësimin e dëmeve.
“Sapo kemi përjetuar një tërmet të fortë në provincën e Chocó-s. Jemi të shqetësuar për lëkundjet pasuese. Edhe pse epiqendra ishte pranë San José del Palmar, ka të lënduar dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesa në Quibdó”, deklaroi ajo.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bregdeti shqiptar nën “gjyqin” e çmimeve: Krahasimet duhet të jenë të drejta

Nga Ilir Krasniqi / Kosovatimes.info KOSOVË ,10 gusht 2026/Albania Express...

Bashkia Librazhd nis konsultimin publik për ndarjen territoriale, qytetarët ftohen të shprehin qëndrimet e tyre

LIBRAZHD ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Bashkia Librazhd ka njoftuar...