Protestuesit nuk bëjnë prapa, marshojnë në ditën e 72-të: Këtu derisa Rama të japë dorëheqjen

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Qindra qytetarë u mblodhën sërish mbrëmjen e kësaj të shtune për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës së vjetër politike. Të palodhur, për të 72-tën ditë radhazi, qytetarët dolën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku dhe përsëritën kërkesat e tyre.

Pas mbajtjes së fjalimeve dhe kërkesave të njëpasnjëshme për largimin e qeverisë, qytetarët, ashtu si dhe tanimë është kthyer në traditë, kanë marshuar me thirrjet: “Rama burg, Berisha Burg”.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit përshkuan në mënyrë të organizuar segmentet kryesore të kryeqytetit, ndërkohë që kjo lëvizje ka sjellë dhe një “paralizim” të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve.

Protestuesit kanë marshuar duke brohoritur “Rama jep dorëheqjen”, ndërkohë që janë shprehur të vendosur se kjo rezistencë e tyre do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë Rama dhe plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

11 ditë protestë në Divjakë, banorët këmbëngulin: “Divjaka të mbetet bashki!”

Nga Sara Tarko DIVJAKË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Prej 11...

Shëtitorja e re e Ksamilit, hapësirë e transformuar për banorët dhe turistët

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shëtitorja e re e...