Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para përballjes Shqipëri–Finlandë, e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve, optimizmi për një rezultat pozitiv të kuqezinjve duket se është i madh. Edhe tifozët që kanë marrë pjesë në sondazhin e publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s shprehin besim te fitorja e Shqipërisë.

Sipas rezultateve të sondazhit, të publikuara rreth tri orë përpara nisjes së takimit, 65% e votuesve parashikojnë triumfin e Shqipërisë në stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë, 27% mendojnë se Finlanda do të arrijë të marrë fitoren në transfertë, ndërsa vetëm 8% e shohin përballjen të përfundojë në barazim.

Këto shifra tregojnë besimin që tifozët kanë te përfaqësuesja shqiptare, e cila synon të shfrytëzojë faktorin fushë dhe mbështetjen e publikut për të marrë një rezultat të rëndësishëm në këtë kompeticion.

Megjithatë, përballja nuk pritet të jetë e lehtë. Finlanda ka treguar se është një kundërshtar i fortë, duke fituar 2-1 në ndeshjen e parë mes dy përfaqësueseve.

Për skuadrën kuqezi, sfida e mbrëmjes përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të konfirmuar ambiciet në Ligën e Kombeve dhe për të mbajtur gjallë objektivat në Grupin C1.

Tifozët e kanë dhënë verdiktin e tyre në sondazhin e UEFA-s. Tashmë, fjalën e fundit do ta ketë fusha e lojës!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pas 32 vitesh dhe betejash të panumërta, sporti shqiptar fiton një betejë historike, ndryshon ligji i sponsorizimeve

Nga Endi Tufa TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Këshilli...

Të shtëna me armë në Uashington, një person humb jetën dhe katër të tjerë plagosen

SHBA , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Një person ka...