Ndeshja me Finlandën, Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet në ‘Arenën Kombëtare’

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet e saj në kuadër të ndeshjes me Finlandën të vlefshme për Nations League, një sfidë që do të transmetohet në platformën Digitalb.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Rolando Maran zhvilluan stërvitjen zyrtare në Arenën Kombëtare për këtë ndeshje me skuadrën skandinave. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Rolando Maran kishte në dispozicion të gjithë lojtarët dhe seanca u fokusua te përgatitjet teknike e taktike. Kuqezinjtë punuan për skemat e lojës, zhvilluan ushtrime fizike dhe provuan goditjet standarde.
Sfida mes Kombëtares Shqiptare do të luajë sfidën me Finlandën në mbrëmjen e së enjtes në Arenën Kombëtare. Tre ditë më vonë kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Budapestit për të zhvilluar ndeshjen me Bjellorusinë që do të mbyllë këtë edicion të Nations League për skuadrën tonë përfaësuese. Pas 4 ndeshjeve të zhvilluara deri tani në këtë kompeticion, Kombëtarja shqiptare është në krye të Grupit C1 me 9 pikë e ndjekur nga Bjellorusia dhe Finlanda me 7 pikë dhe në fund është San Marino që nuk ka asnjë pikë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pse nuk e mendojmë “tjetrin” si “unë”?

Nga Sejdin Cekani TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express...

Edi Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Kryeministri...