Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia

TIRANË ,Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS.

Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të protestës, te kryqëzimi te kryeministria, kanë ndodhur përplasje fizike mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste, të cilët ishin të pranishëm në sheshin “Italia” për festimet e 35-vjetorit.
Pati një sherr masiv për disa minuta, teksa nga protesta bëheshin thirrje për qetësi dhe evitim të tensionit. Vetëm ndërhyrja e policisë e qetësoi situatën.

Një nga protestuesit tha për mediat. “Ça nuk thanë. Ju do humbni, ne jemi e ardhmja. Erdhën më vrap që andej. Ishin pak veta. Ishin rreth 30-40 veta. Ne ishim këtu. Një polic vrapoi. Policët rrinë atje kot”,  “Pjesa e parë ka qenë verbale, grupimi ka marrë pastaj një pjesë të protestuesve duke ikur me vrap, duke iu drejtuar sheshit ‘Nënë Tereza’. Ka pasur edhe ndërhyrje nga pjesa tjetër e protestuesve që kanë dashur t’i rikthejnë para Kryeministrisë për të shmangur konfliktin dhe që të mos binin pre e provokimeve”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama për Sazanin dhe Zvërnecin: Projekte me potencial miliardash, por duhet të ruhet ekuilibri me mjedisin

TIRANË ,27 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama,...

Masakër në një lokal në Afrikën e Jugut, 17 të vrarë dhe 15 të plagosur – policia në kërkim të 8 autorëve

JOHANESBURG, 27 shtator 2026 /Albania Express News/- Një sulm...

Rama mbërrin në Rinas në orën 13:00, burime qeveritare zbulojnë çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP

TIRANË, 27 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Aksident tragjik në Maliq/ Po nxirrte rrobat nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari

MALIQ ,27 shtator 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e...