Zjarri masiv që përfshiu Himarën/ Rama zbret në terren dhe takon strukturat e angazhuara, 340 efektivë të Forcave të Armatosura në operacion

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e të shtunës Himarën, në zonat e prekura nga zjarret gjatë natës së kaluar, ku është njohur nga afër me situatën dhe punën e strukturave të angazhuara në terren.

Gjatë vizitës, Rama takoi efektivë të Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të tjera që kanë marrë pjesë në përballimin e situatës. Kryeministri i falënderoi ata për angazhimin në mbrojtje të banorëve dhe pronës.
Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë 24 orëve të fundit në operacionet për përballimin e zjarreve janë angazhuar 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura.

Operacioni është mbështetur gjithashtu nga mjetet ajrore. Gjatë ditës së sotme në ndërhyrje janë përdorur helikopterë dhe avioni Air Tractor, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.
Ndërkohë, për banorët e zonave të prekura, Bashkia e Himarës do të vijojë procesin e evidentimit, identifikimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fund dramatik në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë dhe merr tre pikët me Human

SHKODËR , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Partizani ka marrë...

Glen Daja: Elbasani rival direkt, presim një ndeshje të luftuar në “Elbasan Arena”

TIRANË / ELBASAN, 5 shtator 2026 / Albania Express...

Zjarr në Kodër Krastë të Elbasanit, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve neutralizon flakët

ELBASAN , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Një zjarr përfshiu...