“Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura”, aksion pastrimi në Parkun Natyror të Cangonjit në Devoll

DEVOLL, 20 maj 26 /Albania Express News/ Në të gjithë vendin po vijon programi kombëtar “Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura”, nismë që synon mbrojtjen e mjedisit dhe mirëmbajtjen e shtigjeve turistike.

Pjesëmarrës të ndryshëm u angazhuan sot në pastrimin e zonave të frekuentuara dhe segmenteve përgjatë shtegut të Vizitorëve të Parkut Natyror të Cangonjit, në Devoll, si një kontribut konkret në ruajtjen e ekosistemit dhe parandalimin e rrezikut nga zjarret.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se “kjo nismë synon një natyrë më të pastër dhe më shumë ndërgjegjësim për ruajtjen e natyrës”.

Jaupaj falënderoi pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në pastrimin e këtij shtegu.

Programi kombëtar “Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura” synon të krijojë një kulturë të re bashkëpunimi mes institucioneve dhe qytetarëve, duke e kthyer mbrojtjen e natyrës në një prioritet të përbashkët kombëtar.

Shtigjet turistike në Shqipëri po kthehen gjithnjë e më shumë në destinacione të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, falë bukurisë natyrore dhe mundësive për ecje, aventurë dhe eksplorim. Rritja e interesit për turizmin malor dhe aktivitetet në natyrë ka sjellë edhe nevojën për kujdes dhe mirëmbajtje më të madhe të këtyre hapësirave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rreth dy orë brenda SPAK, Tërmet Peçi reagon pasi del nga dyert e Prokurorisë së Posaçme: E dinë ata…

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Deputeti i Partisë Socialiste dhe...

Ernest Muçi hyn në histori, “thyen bankën” në Turqi! Ylli kuqezi bëhet futbollisti më i paguar i Kombëtares shqiptar

TURQI,20 maj 2026/Albania Express News/Futbolli shqiptar po përjeton një...

Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News /Pas përplasjeve me kompaninë...