Shkon në 13 numri i të arrestuarve nga 20 të shoqëruar gjithsej, pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me akuzat dhe masat e sigurisë

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Shkon në 13 numri i të arrestuarve pas trazirave në protestën e sotme, teksa në total janë shoqëruar 20 persona. Të arrestuarit do të qëndrojnë në qeli deri në daljen para gjykatës.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, brenda 72 orësh ata pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës, ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë.
Sipas informacioneve paraprake, të ndaluarit akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Në total, policia ka shoqëruar dhe ndaluar 20 persona pas incidenteve që shoqëruan protestën para Kuvendit, ku mbetën të plagosur 9 efektive të policisë dhe u lënduan 5 protestues.Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

102 vjetori i Gazetarisë Sportive Botërore

NGA AGRON KAJA TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Komuniteti i...

Tensionet para Kuvendit mes protestuesve dhe policisë, Koçeku: Kur një shteti i mbarojnë argumentet, mbet vetëm shkopi i gomës dhe prangat

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...