Tensionet para Kuvendit mes protestuesve dhe policisë, Koçeku: Kur një shteti i mbarojnë argumentet, mbet vetëm shkopi i gomës dhe prangat

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku ka reaguar pas tensioneve të zhvilluara ditën e sotme mes protestuesve, deputetëve dhe uniformave blu para Kuvendit.

Me anë të një postimi në Facebook, Koçeku shkruan se policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve, duke shtuar se një shtet që u përgjigjet pakënaqësive të qytetarëve me dhunë, demonstron pafuqi.
“Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna.

Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit.
Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue.
Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë.
Nji shtet që zgjedh me iu përgjigjë pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për me bindë”, shkruan Koçeku.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

102 vjetori i Gazetarisë Sportive Botërore

NGA AGRON KAJA TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Komuniteti i...

Agim Xhafka thumbon Ramën: “Mos u fshih pas 800 mijë votave, mandati nuk është çek i bardhë”

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Analisti dhe publicisti Agim...