Tiranë / Ndryshime në drejtimin e konvikteve, Glindxhet Madhi emërohet drejtor i ri i “Qytetit Studenti”

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1, ndërsa në krye të institucionit emërohet Glindxhet Madhi.

TIRANË, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Ndryshime në drejtimin e Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 në Tiranë, institucioni që administron shërbimet e akomodimit për studentët në kryeqytet.

Olsi Shahini është liruar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni. Në vend të tij është emëruar Glindxhet Madhi, i cili merr drejtimin e strukturës përgjegjëse për administrimin e rezidencës studentore, të njohur gjerësisht si “Qyteti Studenti”.

Ndryshimi në drejtim vjen në një periudhë kur përmirësimi i kushteve të jetesës, akomodimit dhe shërbimeve për studentët mbetet një nga çështjet me rëndësi për komunitetin universitar.

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe gjatë këtij viti angazhimin për përmirësimin e kushteve në ambientet e akomodimit studentor dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara.

Pritet që drejtimi i ri të vijojë administrimin e institucionit dhe punën për përmbushjen e nevojave të studentëve që jetojnë në rezidencat universitare të kryeqytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME