AF Elbasani në një ndeshje me mision human: Të gjitha të ardhurat nga biletat e përballjes me Partizanin do të shkojnë në mbështetje të kryetifozit verdheblu Erjon Vishkulli që u plagos gjatë protestës antiqeveritare të fundjavës në Tiranë

AF Elbasani luan të mërkurën në stadiumin “Elbasan Arena” jo vetëm  një ndeshje për rezultat pozitiv por edhe për një prej ultrasve më të famshëm të rij ,Erjon Vishkullin dhe të gjithë luten për shëndetin e tij . Të ardhurat nga biletat e ndeshjes me Partizanin  do të shkojnë për kurimin e tij pas plagosjes nga policia në protestën antiqeveritare të fundjavës

ELBASAN, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Përballja e AF Elbasani me Partizanin këtë mesjavë ë stafdumin ” Elbasan Arena ” merr një rëndësi të veçantë përtej fushës së lojës. Klubi verdheblu bën thirrje për solidaritet, duke bërë të ditur se të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për kurimin e Erjon Vishkullit.

Futbolli nuk është vetëm garë, emocione dhe rezultate. Ai është gjithashtu solidaritet, humanizëm dhe mbështetje në momentet më të vështira.

Në prag të përballjes me Partizanin, AF Elbasani përcjell një mesazh të veçantë, duke i dhënë kësaj ndeshjeje një domethënie që shkon përtej 90 minutave në fushën e lojës.

Klubi ka njoftuar se të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave për këtë takim do të shkojnë për kurimin e Erjon Vishkullit, duke e kthyer mbështetjen e tifozëve në një kontribut të drejtpërdrejtë për të.

Kjo nismë është një thirrje për të gjithë tifozët verdheblu dhe dashamirësit e futbollit që të jenë pranë skuadrës, jo vetëm për ta mbështetur në këtë përballje, por edhe për të kontribuar në një kauzë humane.

Çdo biletë e blerë merr kështu një vlerë të veçantë. Përtej brohoritjeve në tribuna dhe emocioneve të ndeshjes, ajo bëhet një shenjë solidariteti dhe një kontribut për Erjonin.

Në këtë përballje, Elbasani ka një arsye më shumë për të dalë në fushë me zemër dhe për të pasur mbështetjen e qytetit të tij.

Këtë herë, verdheblutë nuk luajnë vetëm për rezultatin. Luajnë edhe për Erjonin!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME