Sarandë/ 12 masa sigurie për zyrtarë, policë e biznesmenë, nën hetim edhe kryeinspektori i IMT-së

SARANDË,26 maj 2026/Albania Express News/Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe biznesmenë, në kuadër të një hetimi për ndërtime pa leje dhe shpërdorim detyre në zonën e Sarandës.

Masë sigurie është caktuar edhe për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Eduart Veliu. Në listën e personave ndaj të cilëve janë marrë masa përfshihet edhe biznesmeni Alqi Papa, i lidhur me objektin “Oaz”, si dhe oficeri i policisë Irakli Kociu.

Ndërkohë, është arrestuar edhe Kristofor Shkrepa, specialist policie në Ksamil, ndërsa ndaj Kastriot Sotka është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Masë sigurie është vendosur edhe për biznesmenët Arjola Dhrami dhe Xhaferr Bajo, lidhur me një objekt për të cilin më herët u arrestuan katër oficerë të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe ish-shefi i Policisë së Sarandës.

Nën hetim është edhe ndërtuesi Merdar Koshi, i cili dyshohet se ka ndërtuar dy kate pa leje në qendër të Sarandës.

Çështja lidhet me arrestimet e mëparshme të zyrtarëve të Policisë së Sarandës.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, në kuadër të hetimeve që lidhen me operacionin e zhvilluar më 15 maj 2026 në qytetin e Sarandë.

Në zbatim të vendimit gjyqësor, u ushtruan kontrolle në banesat e tre punonjësve të policisë, të cilët janë zyrtarisht nën hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë ekzekutuar këto masa sigurie:

  • “Arrest në shtëpi” për Blerim Tafçiu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë.
  • “Arrest me burg” për Kristofor Shkrepa, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë.
  • “Arrest me burg” për Kastriot Sotka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet që rrëzuan shtetin

Nga Thoma Gëllçi TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Shumë njerëz e...

I nxehti ekstrem përfshin Europën/ Thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

Europë,26 maj 2026/Albania Express News/ I nxehti ekstrem ka...

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...