Rregullorja “djeg” Vllazninë, AF Elbasani siguron vendin e parë në Superiore

TIRANË ,8 maj 2026/Albania Express News/Java e fundit e kampionatit të rregullt në Kategorinë Superiore, e planifikuar për datën 10 maj, do të përcaktojë renditjen përfundimtare për fazën “Final Four”.

Klubi i Elbasanit ka siguruar matematikisht pozicionin e parë në këtë fazë, pavarësisht rezultateve të ndeshjeve të fundit.

Edhe në rast të një humbjeje ndaj Tiranës dhe një fitoreje të Vllaznisë kundrejt Flamurtarit, renditja mbetet e pandryshuar për shkak të rregullit të ndeshjeve direkte.

Në këtë skenër, pas përgjysmimit të pikëve, të dyja skuadrat do të kishin nga 31 pikë secila. Megjithëse Vllaznia mund ta mbyllte kampionatin me 63 pikë kundrejt 62 pikëve të Elbasanit, shkodranët do të renditeshin sërish në vendin e dytë në “Final Four”.

Ky pozicionim vjen si pasojë e përballjeve direkte që favorizojnë ekipin e drejtuar nga Gvozdenoviç.

Vendi i parë në klasifikimin e rregullt ka rëndësi parësore vetëm për përcaktimin e kalendarit të ndeshjeve në fazën finale. Axhenda e “Final Four” hartohet në bazë të verdikteve që dalin pas javës së 36-të të kampionatit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mot i keq në Elbasan/ Rrëshqitje inertesh në Dragostunjë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra”

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/Reshjet e shiut kanë përfshirë...

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...