“Parada” ndërkombëtare e supermakinave në autostradën Tiranë–Elbasan, autokolona luksoze mahnit qytetarët e Elbasanit

ELBASAN ,8 maj 2026 /Albania Express News /“Parada” e supermakinave në autostradën Tiranë–Elbasan, autokolona luksoze mahnit qytetarët

Një autokolonë mbresëlënëse me superautomjete luksoze ka përshkuar këtë të premte aksin autostradal Tiranë–Rrethrrotullimi i Bradasheshit–Elbasan, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve përgjatë rrugës.

Dhjetëra makina elitare me targa të huaja, mes tyre modele të njohura si Ferrari, Lamborghini, Porsche dhe Aston Martin, janë parë duke lëvizur në grup drejt juglindjes së Shqipërisë, në një “paradë” që krijoi atmosferë spektakolare në autostradë.

Zhurma karakteristike e motorëve të fuqishëm dhe pamja luksoze e automjeteve kanë bërë që shumë qytetarë të ndalojnë për të filmuar dhe fotografuar autokolonën, ndërsa videot janë shpërndarë me shpejtësi edhe në rrjetet sociale.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për një tur ndërkombëtar automobilistik, ku pjesëmarrës janë koleksionistë dhe adhurues të makinave sportive nga vende të ndryshme të Europës, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si pjesë të itinerarit të tyre turistik.

Kalimi i autokolonës në aksin Tiranë–Elbasan krijoi një panoramë të pazakontë për drejtuesit e mjeteve, ndërsa supermakinat luksoze u kthyen për disa minuta në “atraksionin” e ditës në rrugët shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...