Caktohen finalet europiane/ Mbrëmje historike për Balliun me Rayo Vallecano, përmbysje të Aston Villas dhe Freiburgut

Mbrëmjen e sotme ishte radha e Europa League dhe Conference League për të përcaktuar finalistët e tyre. Sa i përket Europa League, që është edhe kompeticioni i dytë për nga rëndësia, Aston Villa arriti të përmbysë në shtëpi humbjen e parë ndaj Forest.

Skuadra e Unai Emery arriti një fitore 4-0, pas një dominimi total të të gjithë ndeshjes. Përmbysje të madhe arriti edhe Freiburg, pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në Portugali.
Fitorja 3-1 rezultoi vendimtare dhe fiksoi shifrat në 4-3. Finalja mes Aston Villës dhe Freiburgut do të luhet më 20 maj në Stamboll.

Nuk kishte asnjë surprizë në Ligën e Konferencës, aty ku skuadrat që fituan ndeshjet e para arritën edhe të kualifikohen në finale.
Crystal Palace arriti një fitore me shifrat 2-1 përballë ukrainasve të Shakhtar, për të fiksuar rezultatin final në 5-2 dhe siguruar finalen, teksa kjo ndeshje e kthimit u luajt në Londër.
Në Francë, Rayo Vallecano arriti të fitojë minimalisht edhe ndeshjen e dytë, për të fiksuar rezultatin e përgjithshëm në 1-0 dhe siguruar një finale historike për klubin.
Në këtë sukses ka edhe pak Shqipëri, pasi mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu, u aktivizua në minutën e 78-të, teksa do të jetë edhe protagonist në finalen e tij të parë europiane në karrierë.
Kjo finale mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano do të luhet në Lajpcig më 27 maj.
Rezultatet
Europa League
Aston Villa-Nottingham Forest 4-0
Buendia (pen.) 58′, Watkins 36′, McGinn 77′, 80′
Goli i Watkins (VIDEO)
Goli i Buendia (VIDEO)
Goli i parë i McGinn (VIDEO)
Goli i dytë i McGinn (VIDEO)
Freiburg-Braga 3-1
Manzambi 41′, Kubler 19′, 72’/ Victor 79′
Goli i Kubler (VIDEO)
Goli i Manzambi (VIDEO)
Goli i dytë i Kubler (VIDEO)
Goli i Victor (VIDEO)
Liga e Konferencës
Crystal Palace-Shakhtar 2-1
Henrique (ag.) 25′ , Sarr 52’/ Eguinaldo 34′
Autogoli i Henrique (VIDEO)
Goli i Eguinaldo (VIDEO)
Goli i Sarr (VIDEO)
Strasbourg-Rayo Vallecano 0-1
Alemano 42′
Goli i Alemano (VIDEO)

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mot i keq në Elbasan/ Rrëshqitje inertesh në Dragostunjë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra”

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/Reshjet e shiut kanë përfshirë...

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...