Reshjet paralizojnë qarkullimin në disa segmente rrugore të Qarkut të Elbasanit, rradhë kilometrike në aksin e rrugës kombëtare Qukës–Xhyrë- Librazhd ,probleme edhe në Moglicë të Gramshit

LIBRAZHD,8 qershor 2026/Albania Express News/Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjatë pasdites një pjesë të territorit të Qarkut të Elbasanit kanë sjellë probleme të shumta në qarkullimin rrugor, duke krijuar situata kritike në disa akse të rëndësishme të zonës.

Më problematike paraqitet situata në aksin kombëtar Qukës–Librazhd, ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e Korridorit VIII. Prej më shumë se 40 minutash, qarkullimi i automjeteve është thuajse i paralizuar, ndërsa pika më e rënduar mbetet zona e Xhyrës, ku dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara në trafik.

Sipas raportimeve nga terreni, kolona e automjeteve ka arritur përmasa kilometrike, ndërsa drejtuesit e mjeteve shprehen se lëvizja është bllokuar pothuajse plotësisht në të dy korsitë e rrugës. Për shkak të pritjes së gjatë dhe mungesës së një zgjidhjeje të menjëhershme, një pjesë e udhëtarëve kanë zgjedhur të kthehen pas.

Burime zyrtare bëjnë me dije se situata është krijuar si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe pranisë së sasive të mëdha të baltës në segmentin pranë Dragostunjës, një zonë e njohur për problematikat e saj gjeologjike. Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, po në këtë segment, rrëshqitja e një masivi dheu bllokoi qarkullimin për rreth tetë orë.

Në terren ndodhet një fadromë që po punon për pastrimin e baltës dhe materialeve të depozituara në rrugë, ndërsa Policia Rrugore është vendosur në gatishmëri për menaxhimin e trafikut dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve.

Probleme janë raportuar edhe në zonën e Moglicës në Gramsh, ku reshjet kanë shkaktuar rrëshqitje dheu e gurësh në disa segmente rrugore, duke vështirësuar lëvizjen dhe duke rritur rrezikun për përdoruesit e rrugës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri. Kush është Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,8 qershor 2026/Albania Express News/Përfaqësuese e Lartë e...

Nga 70 mijë dollarë vetëm për “mirëmëngjes”: Zbardhen rrogat stratosferike të arbitrave në 2026

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Kupa e Botës FIFA 2026, e...

Bie turizmi, pasiguria ndikon tek të huajt, operatorët të shqetësuar: Anulime rezervimesh dhe rënie të kërkesës

TIRANË ,8 qershor 2026/Albania Express News/Protestat që zhvillohen prej...

“Ju erdhi fundi”, MIJËRA qytetarë brohoriasin dhe marshojnë drejt rrugëve kryesore të Tiranës

TIRANË ,8 qershor 2026/Albania Express News/Në ditën e nëntë...