Detaje nga shpërthimi me 3 të vdekur dhe 15 të plagosur në Moskë, sulmi ishte atentat ndaj gjeneralit rus në festën e tij të ditëlindjes

RUSI ,03gusht 2026/Albania Express News/-Një shpërthim me bombë në një restorant në qendër të Moskës ka shkaktuar pesë viktima dhe dyshohet se ishte një atentat i planifikuar ndaj gjeneralit rus Alexander Chaiko.

Sipas mediave ruse, gjenerali 55-vjeçar ndodhej në restorantin “Balzi Rossi”, pranë Kremlinit, ku po festonte ditëlindjen së bashku me politikanë, oficerë të lartë dhe pjesëtarë të inteligjencës ruse.
Nga shpërthimi humbën jetën pesë persona, mes tyre edhe dhëndri i gjeneralit, 27-vjeçari Daniil Perendry, ish-lojtar profesionist i hokejit në akull.

 

Vajza e gjeneralit, Maria Perendry, 25 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë në kokë, ndërsa gjithsej 19 persona u raportuan të lënduar.
Sipas hetimeve paraprake, pajisja shpërthyese e improvizuar ishte transportuar brenda restorantit nga një grua, e cila mbeti e vrarë nga shpërthimi. Dyshohet se bomba përmbante edhe elementë metalikë që shkaktuan dëmtime të shumta tek personat pranë saj. Autoritetet ruse kanë nisur hetimet për të zbardhur autorët dhe motivin e sulmit.
Alexander Chaiko ka qenë komandant i forcave ruse gjatë fazave të para të luftës në Ukrainë. Në vitin 2022, Ukraina e akuzoi atë për përgjegjësi në operacionet ruse në zonën e Buçës, ku u raportuan qindra viktima civile gjatë pushtimit rus.
Kievi e ka cilësuar Chaikon si “kriminel lufte”, ndërsa Moska ka mohuar vazhdimisht akuzat për krime ndaj civilëve.
Hetimet për shpërthimin në Moskë vijojnë, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar për autorët apo nëse sulmi ishte i lidhur me luftën në Ukrainë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ekipi i notit i Klubit Shumësportësh Elbasani shkëlqen në Durrës, 10 sportistët rikthehen me medalje nga “Agron Ismailati 2026”

ELBASAN ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Një paraqitje mbresëlënëse nga...

Xhamia e Muradies thesar i trashëgimisë kulturore në Vlorë do të restaurohet

VLORË ,03gusht 2026/Albania Express News/-Ministria e Turizmit, Kulturës dhe...

Jo vetëm Uellsi, edhe Anglia i tërheq mbështetjen Gianni Infantinos. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

BOTA ,03gusht 2026/Albania Express News/-Kriza në FIFA po thellohet....