Protestat kundër Reformës Territoriale, Berisha: Janë të ligjshme, qytetarët të reagojnë

TIRANË,03gusht 2026/Albania Express News/-Pasi doli nga Prokuroria e Përgjithshme, ku zbatoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” kreu i PD dha një prononcim për mediat, ku komentoi Reformën Territoriale.

Sali Berisha u shpreh se protestat janë të ligjshme, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vepron si “sulltan”.
Pyetje: Si i komentoni ju protestat e nisura në disa bashki që kundërshtojnë, si për shembull Poliçani e të tjera, që po kundërshtojnë propozimet për hartën e re?

Sali Berisha: Janë protestat më të ligjshme dhe unë nxis dhe inkurajoj dhe u bëj thirrje të gjitha bashkive të cilat me një të rënë të lapsit narkodiktatori kërkon t’i fshijë nga harta.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ish-bashkive, të cilat ne i kemi rivendosur në hartë për rikthimin e tyre, të ndërmarrin një proces protestash të pandërprerë, të bashkohen me protestën rinore qytetare, gjer në suksesin e plotë të të drejtave të tyre, kërkesave të drejta.
Kjo që bën Edi Rama është një veprim sulltanesk i një njeriu që kërkon ta ketë Shqipërinë në pëllëmbë të dorës, i një njeriu i cili, i pangopur dhe i paetur me pushtet, në vend të decentralizimit promovon centralizimin ekstrem.
I një njeriu që përdori 2014-ën dhe vazhdon ta thellojë reformën si levën e Arkimedit për shpopullimin e Shqipërisë.
Ndaj dhe unë i përgëzoj ata, të gjithë qytetarët e këtyre bashkive që ai me gjakftohtësi kriminale u bie një kryq, nuk do të ekzistojnë, pavarësisht se kanë histori shekullore ekzistence e të tjerë me radhë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ekipi i notit i Klubit Shumësportësh Elbasani shkëlqen në Durrës, 10 sportistët rikthehen me medalje nga “Agron Ismailati 2026”

ELBASAN ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Një paraqitje mbresëlënëse nga...

Xhamia e Muradies thesar i trashëgimisë kulturore në Vlorë do të restaurohet

VLORË ,03gusht 2026/Albania Express News/-Ministria e Turizmit, Kulturës dhe...

Jo vetëm Uellsi, edhe Anglia i tërheq mbështetjen Gianni Infantinos. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

BOTA ,03gusht 2026/Albania Express News/-Kriza në FIFA po thellohet....