Reforma territoriale/ Selenica kundërshton bashkimin me Vlorën, Këshilli Bashkiak del me qëndrim të unifikuar

SELENICË ,14 gusht 2026/Albania Express News/-Këshilli Bashkiak i Selenicës, me votat e mazhorancës dhe opozitës, ka dalë kundër projektit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, të gjithë këshilltarët kanë shprehur qëndrimin se Selenica duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete.
Këshilltarët deklaruan se do ta kundërshtojnë deri në fund projektin e propozuar nga PS, duke argumentuar se bashkimi me Vlorën do të dëmtonte përfaqësimin dhe interesat e banorëve të zonës.

Kundër projektit është shprehur edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj. Ai ka argumentuar se Selenica duhet të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe se qëndrimi do të mbrohet përmes argumenteve institucionale.
Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe kryepleqtë e fshatrave të Bashkisë Selenicë. Edhe ata kanë shprehur kundërshtimin ndaj bashkimit me Vlorën dhe kanë deklaruar mbështetjen për çdo nismë që synon ndalimin e projektit.
Qëndrimi i përbashkët i këshilltarëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve lokale vjen në kuadër të debatit për riorganizimin e njësive vendore dhe të ardhmen administrative të Selenicës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përmbytjet katastrofike në Nepal, të paktën 95 viktima dhe qindra të zhdukur

NEPAL , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Të paktën 95...

Intelektuali i Gramshit Enver Qose, 75 vite jetë dhe përkushtim për vendlindjen e tij dhe jo vetëm

GRAMSH , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një jetë e...

SEZONI I RI POLITIK DHE QYTETARËT

NGA NERTIL JOLE TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në...