Rama: Shqipëria anëtare themeluese e Bordit të Paqes, rritet sensibilizimi për gjyqin në Hagë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizita në Washington për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes përbën një nga momentet më të veçanta të javës, duke theksuar se Shqipëria mori pjesë si anëtare themeluese në një tryezë ku, sipas tij, po hapet një kapitull i ri në arkitekturën globale të sigurisë.

Në rubrikën “Shënimet e Javës” në Podkastin “FLASIM” – Episodi 7, Sezoni 6, Rama u shpreh se Shqipëria u ul me krenari në këtë tryezë ndërkombëtare, ndërsa konfirmoi edhe pjesëmarrjen e vendit tonë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza.

Kryeministri theksoi se fjala e mbajtur në emër të Shqipërisë pati jehonë, ndërsa përcolli edhe shqetësimin kombëtar lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama u shpreh se ka besim që rritja e sensibilizimit ndërkombëtar për këtë çështje do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese.

Sipas tij, deri më sot, akuza nuk ka arritur të provojë se UÇK-ja ka qenë një sipërmarrje kriminale, ndërsa kërkesa për dënime të rënda ndaj ish-udhëheqësve të luftës çlirimtare është e pajustifikuar.

Kryeministri theksoi se trupa gjykuese duhet të zgjedhë mes drejtësisë për Kosovën dhe, siç u shpreh ai, “turpit të njollosësve të Kosovës”, mes pafajësisë së çlirimtarëve dhe përndjekjes së tyre, si edhe mes dinjitetit të një gjykate dhe vetëpërdhosjes së saj përfundimtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kanye West elektrizoi Tiranën/ 60 mijë spektatorë ndoqën yllin botëror, Shqipëria hyn në hartën e eventeve globale

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Për një natë të...

Kur lodhen, fëmijët grinden. Kur lodhen lëvizjet-fragmentohen: Lëreni egon mënjanë, uluni!

Nga Pezana Rexha TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-  E shoh...

Edhe më shumë turistë në Himarë këtë vit, Tavo: Zgjerim i plazheve publike, dialog me bizneset për çmimet

HIMARË,12 korrik 2026 /Albania Express News/- Rritja e vazhdueshme...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit, udhëhoqi vendin drejt fuqizimit ekonomik dhe ndikimit global

KATAR ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-Emiri i Katarit, Sheikh...